• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Së shpejti në vendet më të vogla do të dërgohen letrat e tarifave

Tramp: Së shpejti në vendet më të vogla do të dërgohen letrat e tarifave

Uashington, 16 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot tha se së shpejti do të dërgohen letra me të cilat vendet më të vogla do të informohen për normat e reja të tarifave amerikane, duke shtuar se administrata e tij me siguri do të vendosë tarifa prej "pak më shumë se 10 për qind", ndaj këtyre vendeve.

Trampi, duke folur me gazetarët pas arritjes në një ngjarje në Pitsburg, tha se është shumë i kënaqur nga "marrëveshjet e thjeshta", që tashmë janë publikuar për vendosjen e tarifave të përgjithshme për më shumë se 20 vende, njoftuan mediat britanike.

"Së shpejti do të publikojmë një letër ku do të flasim për shumë vende që janë dukshëm më të vogla. Me siguri do të vendosim një tarifë për të gjitha ato... Me siguri pak mbi 10 për qind", tha ai. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR