• e hënë, 09 mars 2026

Tramp: Rritja afatshkurtër e çmimit të naftës është një çmim i vogël që duhet të paguhet për paqen botërore

Tramp: Rritja afatshkurtër e çmimit të naftës është një çmim i vogël që duhet të paguhet për paqen botërore

Uashington, 9 mars 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Doanld Tramp, u shpreh në rrjetin social Truth Social pasi çmimet globale të naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi, si rezultat i luftës që SHBA-ja dhe Izraeli e zhvillojnë kundër Iranit që nga java e kaluar.

Si gjithmonë, Trampi minimizoi efektet negative të luftës, duke thënë se madje edhe me rritjen e çmimit, "i'a vlente".

"Çmimet afatshkurtra, të cilat masivisht do të bien kur të shkatërrohet programi bërthamor i Iranit, janë një çmim i vogël që SHBA-ja dhe bota duhet ta paguajnë për të arritur paqe dhe siguri", tha Trampi. 

Ai shtoi se "vetëm budallenjtë do të mendonin ndryshe".

Rritja e madhe e çmimeve të naftës ka filluar të ndihet në të gjithë botën, ku po rriten edhe çmimet e karburanteve.

Në disa pjesë të SHBA-së, çmimi i karburantit ka arritur mbi katër dollarë për gallon (1,06 dollarë për litër), gjë që mund të përbëjë një problem të madh për Partinë Republikane dhe Trampin në zgjedhjet e nëntorit këtë vit.

Edhe pse Uashingtoni priste që lufta të përfundonte relativisht shpejt, veçanërisht pas atentatit ndaj ajatollahut Ali Hamnei, konflikti nuk ka përfunduar, ndërsa Irani madje ka njoftuar se do të intensifikojë sulmet gjatë disa ditëve të ardhshme, pasi mbrëmë shpalli emrin e liderit të ri, Moxhtaba Hamnei. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR