• e diel, 22 dhjetor 2024

Tramp: Rizgjedhja e Bajdenit mund të çojë në një luftë të tretë botërore

Tramp: Rizgjedhja e Bajdenit mund të çojë në një luftë të tretë botërore

Uashington, 25 prill 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se rizgjedhja e liderit aktual amerikan, Xho Bajden mund të përfundojë keq, ndoshta edhe me një luftë të tretë botërore, në të njëjtën kohë duke shprehur besimin e tij se Bajdeni nuk do të fitojë një mandat tjetër.

“Mendoj se diçka e keqe mund të ndodhë. Ky vend ka probleme, do të përfundojmë me luftë të tretë botërore. Ata flasin për armë bërthamore, ndërsa ne kemi njeri që nuk kupton se çfarë po ndodhë. Ukraina dhe Rusia po luftojnë dhe ne jemi tërhequr në këtë. Kjo do të jetë katastrofë“, tha Trampi në një intervistë për TV kanalin “Njuzmaks“.

Trampi vlerësoi se “politika e jashtme e dështuar e Bajdenit ka rritur tensionet globale dhe negociatat bërthamore“.

Sipas tij, tërheqja e pakushtëzuar e trupave amerikane nga Afganistani tregoi dobësinë e Amerikës.

"Mendoj se ky ka qenë momenti më i turpshëm në historinë e vendit tonë dhe askush deri tani nuk ka parë diçka të ngjashme", tha Trampi.  

Ai vuri në dukje vështirësitë njohëse të Bajdenit dhe tha se ai beson se presidenti më i vjetër në histori nuk do të fitojë një mandat tjetër në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

Ai tha se i vjen rëndë të besojë në kandidaturën e Bajdenit, duke e kritikuar se e ka shpallur atë me anë të videos, në vend që t'i drejtohet kombit drejtpërdrejt. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR