• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp: Putini asnjëherë nuk do të vepronte kësisoj në qoftë se unë do të isha president

Tramp: Putini asnjëherë nuk do të vepronte kësisoj në qoftë se unë do të isha president
Uashington, 22 shkurt 2022 (MIA) – Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp sot e akuzoi ashpër trashëgimtarin e tij Xho Bajden për menaxhimin e keq me krizën e Ukrainës dhe doli me pohimet se Vlladimir Putin "asnjëherë nuk do të vepronte kësisoj" nëse ai edhe sot do të ishte në Shtëpinë e Bardhë. "Po të menaxhohej siç duhet, nuk do të kishte arsye të ndodhte kjo që po shohim sot", tha ish-presidenti amerikan. "E njoh mirë Vlladimir Putinin dhe asnjëherë nuk do ta bënte atë që e bëri tani gjatë administratës së Bajdenit. Nuk vjen parasysh!", tha Trampi duke e komentuar urdhrin e presidentit rus për sistemimin e ushtarëve rusë në dy rajonet separatiste nga Ukraina lindore. Opozita amerikane e kritikoi afërsinë e Trampit gjatë mandatit të tij me presidentin Putin. Miliarderi amerikan i cili është duke menduar për kandidaturë të sërishme në Shtëpinë e Bardhë vlerësoi se sanksionet "janë të dobëta" që i vendosi administrata e Bajdenit kundër Putinit për individë të afërt me të si dhe organizata. "Ato janë të parëndësishme kur krahasohen me okupimin e një vendi ose zona strategjike", tha ai. "Jo vetëm se Putini është duke e arritur atë që e ka dashur gjithmonë por është duke u bërë më i pasur falë çmimeve të rritura të naftës dhe gazit", shtoi ish-presidenti amerikan.

QËNDRONI TË LIDHUR