• e shtunë, 01 shkurt 2025

Tramp pretendon se Majkrosoft është në bisedime për ta blerë TikTok-un

Tramp pretendon se Majkrosoft është në bisedime për ta blerë TikTok-un

Uashington, 28 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp tha dje se Majkosoft është në bisedime për blerjen e TikTok-ut të Kinës dhe se dëshiron të fillojë ofertën për aplikacionin.

Majkrosoft nuk pranoi të komentojë deklaratën e tij. As TikTok dhe as BajtDens nuk kanë komentuar.

TikTok-u, i cili ka rreth 170 milionë përdorues në SHBA, u përjashtua shkurtimisht pak para se të hynte në fuqi një ligj më 19 janar që kërkonte pronari kinez BajtDens ta shesë atë për arsye të sigurisë kombëtare ose të përballet me një ndalim të përdorimit të tij.

Trampi, pasi mori detyrën më 20 janar, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që parashikonte një vonesë 75-ditore në zbatimin e ligjit.

Presidenti amerikan tha javën e kaluar se ai po fliste me disa njerëz për blerjen e TikTok-ut dhe se ai me siguri do të marrë një vendim për të ardhmen e këtij aplikacioni popullor brenda 30 ditëve. Më parë, ai tha se ishte i hapur ndaj mundësisë që miliarderi dhe drejtori ekzekutiv i Teslas, Elon Mask, të blejë aplikacionin, por Mask nuk e ka komentuar publikisht ofertën e Trampit.

Ndërkohë, të dielën, menaxhmenti i motorit të kërkimit me inteligjencë artificiale - startapi Perplexity AI - propozoi një bashkim me TikTok-un, me ç'rast qeveria amerikane të bëhet pronare e gjysmës së kompanisë së re në të ardhmen, tha një burim nga kompania për mediat britanike.

Informacioni rreth bisedave sugjeron se Majkrosoft po rishqyrton mundësinë e blerjes së TikTokut. Tashmë në mandatin e tij të parë, Trampi urdhëroi TikTok-un të ndajë aplikacionin që operon në tregun amerikan nga BajtDens, duke e shpjeguar këtë me shqetësimet për sigurinë kombëtare.

Në vitin 2020, Majkrosoft shkoi më tej në negociata, por ato dështuan disa muaj më vonë kur Trampi u largua nga detyra. Drejtori ekzekutiv i Majkrosoftit, Satja Nadella e quajti marrëveshjen "gjëja më e jashtëzakonshme" për të cilën ka punuar ndonjëherë. Qeveria amerikane kishte "një grup të caktuar kërkesash dhe më pas ato thjesht u zhdukën”, tha ai në vitin 2021. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR