• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp premtoi ushtri të fuqishme dhe fund të luftërave

Tramp premtoi ushtri të fuqishme dhe fund të luftërave

Palm Biç, 15 nëntor 2024 (MIA) - Donald Tramp mbrëmë premtoi "armatë të fuqishme" dhe fund të luftërave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Jashtme janë me bindje se deri në janar pa probleme do të bëhet transferi i pushtetit nga demokratët tek republikanët deri më 20 janar të vitit të ardhshëm.

Në pritjen që e organizoi në pronën e tij "Mar e Lago" në Palm Biç, Floridë, presidenti i sapoemëruar ka shprehur kënaqësi nga nominimet e tij në mbrojtje shëndetësore, drejtësi, mbrojtje dhe Komitetin për "efikasitet qeveritar" të Ilon Maskut.

"Duhet sërish të bëhemi vend i shkëlqyeshëm me tatime të ulëta dhe ushtri të fuqishme. Duhet të kujdesemi për forcat tona të armatosura. E kemi bërë këtë edhe paraprakisht, do të duhet ta bëjmë këtë sërish", tha Tramp, duke e kritikuar "shumën e madhe" prej rreth një trilion dollarë që SHBA-ja e ka harxhuar në Afganistan në periudhën 2001-2021. Këtë numër kolosal e publikoi presidenti Xho Bajden gjatë tërheqjes së ushtrisë amerikane prej aty në gusht të vitit 2021.

Tramp premtoi se "do të punojë në Lindjen e Mesme dhe do të punojë me mund për Rusinë dhe Ukrainën", duke thënë se "kjo duhet të ndalet". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR