• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp: Po zhvilloj biseda serioze me Putinin për përfundimin e luftës

Tramp: Po zhvilloj biseda serioze me Putinin për përfundimin e luftës

Uashington, 24 shkurt 2025 (MIA) - Donald Tramp sot deklaroi se po zhvillon "biseda serioze" me presidentin rus Vlladimir Putin për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Në një publikim në rrjetin social "Truth Social", Tramp tha se ka pasur edhe diskutime për "përparim të madh në zhvillimin ekonomik" midis SHBA-së dhe Rusisë, duke shtuar se bisedimet "po shkojnë shumë mirë".

Tramp komentoi edhe thirrjen e paradokohshme mes liderëve të G7 me rastin e përvjetorit të tretë të fillimit të luftës në Ukrainë. Ai përsëriti pohimin e tij se lufta "nuk do të kishte filluar kurrë nëse do isha president", duke theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjes që mund t'i jepte fund konfliktit.

Duke folur për bisedimet, Tramp tha se udhëheqësit e G7-shit shprehën qëllim të përbashkët për t'i dhënë fund luftës dhe ai personalisht theksoi rëndësinë e marrëveshjes për "mineralet kritike vitale dhe tokat e rralla" midis SHBA-së dhe Ukrainës. Kjo marrëveshje, sipas Trampit, duhet të nënshkruhet shumë shpejt dhe t'i lejojë "popullit amerikan të kompensojë dhjetëra miliarda dollarët" e shpenzuara për ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke nxitur në të njëjtën kohë ekonominë ukrainase. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR