• e premte, 27 shtator 2024

Tramp pas gjykimit: Nuk e di kush është gruaja që më akuzoi

Tramp pas gjykimit: Nuk e di kush është gruaja që më akuzoi

Nju-Jork, 10 maj 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi ankesë pasi juria e shpalli fajtor për sulm seksual dhe shpifje ndaj kolumnistes së revistës Ela E.Xhin Kerol në vitet e 1990-ta, më saktë në shtëpinë luksoze të mallrave  në dhomën e zhveshjes në pranverë të vitit 1996.

Kerol pohoi se Tramp e ka përdhunuar në shtëpinë e mallrave Bergdorf Gudman, ndërsa pastaj ka shpifur kur e mohoi pretendimin e saj dhe tha se ajo nuk është shija e tij e femrave dhe se ajo ka bërë shpifje për ta rritur shitjen e librit të saj. Mediat amerikane vërejtën se ishte e çuditshme  kur tha se ajo nuk është shija e tij, ndërsa gjatë identifikimit të fotografisë e ka përzier me ish gruan e tij.

Tramp i mohoi të gjitha parregullsitë, Atij nuk i kanoset dënim me burg si rezultat i gjykimit civil.

"Do të ankohemi për këtë vendim. Është turp", tha Tramp në një nga disa video që i publikoi në platformën e tij në "Truth Social".

Tramp pohoi se ai nuk e di kush është Keroll dhe gjykimin e quajti shumë të padrejtë.

Kerolit, edhe pse ajo nuk kërkoi shumë të caktuar parash, i është ndarë dëmshpërblim prej rreth pesë milionë dollarësh për sulm seksual dhe shpifje. Avokati i saj paraprakisht theksoi se nuk mund ta caktojnë shumën që do ta kërkojnë, sepse arsyeja kryesore e padisë është të pastrohet emri i klientes së tij. 

"Në ndonjë mënyrë duhet të luftojmë me punë të tillë. Nuk mund të lejojmë që vendi ynë të bie në këtë humnerë. Kjo është e turpshme", tha Tramp.

Avokati i Donald Trampit, Xho Takopina vendimin e jurisë e quajti si gjykim të çuditshëm, duke theksuar se juria e ka hedhur poshtë padinë për përdhunim kundër klientit të tij.

Juria konfirmoi se Tramp e ka sulmuar seksualisht E.Xhin Kerol në vitin 1996, mjaftueshëm për ta llogaritur përgjegjës për shkaktimin e lëndimeve, por nuk gjeti dëshmi se ai e ka përdhunuar.

Takopina, duke foluar para sallës së gjyqit të Menheten, tha se do të dorëzojë ankesë për gjykimin.

Tramp është i bindur  në besimin e tij se nuk mund të marrë gjykim të drejtë në Nju-Jork, tha avokati.

"Unë mendoj se ju mund të argumentoni se ndoshta është një vlerësim i saktë, bazuar në atë që ndodhi sot," tha Takopina. sa/

foto:EPA

QËNDRONI TË LIDHUR