• e shtunë, 26 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Tramp paralajmëroi takime të ndara me Zelenskin dhe Putinin

Tramp paralajmëroi takime të ndara me Zelenskin dhe Putinin

Uashington, 24 shkurt 2025 (MIA) - Presidentët e SHBA-së dhe Francës, Donald Tramp dhe Emanuel Makron realizuan takim bilateral në Shtëpinë e Bardhë, pas çka do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp, e cila duhej të mbahet në ora 20:00 sipas kohës së mesme evropiane, por u anulua, pa u saktësuar se kur do të mbahet.

Paraprakisht ata kanë marrë pjesë në një takim video-konferencial me përfaqësuesit e G7-shit, pas çka presidenti amerikan iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve.

Tramp deklaroi para gazetarëve se "lufta në Ukrainë mund të përfundojë për disa javë" dhe shtoi se ai "nuk sheh asnjë problem në dërgimin e trupave evropiane si forca paqesore".

Në pyetjen nëse ai beson se Ukraina do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj për të arritur paqen, Tramp u përgjigj: "Do të shohim. Këto negociata sapo do të fillojnë".

Ai theksoi se kthimi i territoreve të pushtuara nga Rusia "nuk është punë e lehtë". Paraprakisht, Tramp sugjeroi se Ukraina mund të ishte në gjendje të kthejë "disa" nga territoret e saj, ndërsa javën e kaluar ai tha se pushtimi rus nënkupton se Moska "i mban kartat në negociatat".

Tramp pohon se presidenti rus, Vlladimir Putin do të pranojë forca paqesore evropiane në Ukrainë pasi të përfundojë lufta, edhe pse Kremlini disa herë theksonte se i kundërshtohet mundësisë së tillë.

Presidenti amerikan po ashtu njoftoi se ai mund të takohet me liderin ukrainas Vollodimir Zelenski këtë javë ose javën e ardhshme për të biseduar për marrëveshje në lidhje me burimet minerale. Ai po ashtu konfirmoi se në një moment të caktuar do të realizojl takim edhe me Putinin.

Tramp u pyet nëse do ta karakterizojë presidentin rus Vlladimir Putin si "diktator", duke marrë parasysh se ai kishte përdorur më herët këtë fjalë për presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski.

“Nuk e përdor lehtë këtë fjalë, do të shohim se si do të zhvillohet kjo”, tha Tramp, duke shtuar se ekziston “mundësi për marrëveshje shumë të mirë” midis Ukrainës dhe Rusisë.

"Lufta e pazgjidhur midis këtyre dy vendeve "mund të çojë deri në Luftën e Tretë Botërore", shtoi ai.

Ndërkohë, presidenti francez Emanuel Makron theksoi se "angazhimi i rinovuar i SHBA-së krijon pasiguri për Putinin" dhe shtoi se Franca është e gatshme të japë "garanci sigurie për Ukrainën" në këtë moment kritik. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR