• e mërkurë, 05 mars 2025

Tramp paralajmëroi gazsjellës gjigant në Alaskë, një nga më të mëdhenjtë në botë

Tramp paralajmëroi gazsjellës gjigant në Alaskë, një nga më të mëdhenjtë në botë

Uashington, 5 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramo paralajmëroi se administrata e tij punon në një "gazsjellës gjigant" në Alaskë, i cili do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë.

Në fjalimin e tij të parë para dy dhomave të Kongresit amerikan pas kthimit në detyrë në janar, Trampi deklaroi se Japonia, Koreja e Jugut dhe vendet e tjera janë të gatshme të investojnë "triliona dollarë" në këtë projekt.

Presidenti amerikan gjithashtu paralajmëroi se deri në fund të javës do të ndërmarrë "hapa historikë" për të rritur ndjeshëm prodhimin e mineraleve kritike dhe elementëve të rralla në SHBA. qa/bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR