• e diel, 22 dhjetor 2024

Tramp: Ka pak gjasa që DeSantis të jetë pjesë e administratës sime

Tramp: Ka pak gjasa që DeSantis të jetë pjesë e administratës sime

Uashington, 22 janar 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president Donald Tramp sot deklaroi se "ka pak gjasa" që guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, të ketë ndonjë rol në administratën e tij nëse ai zgjidhet president i SHBA-së në nëntor të këtij viti.

"Ka pak gjasa që kjo të ndodhë, por të jem i sinqertë, gjithçka është e mundur. Edhe pse mendoj se nuk është e pasigurt", deklaroi Trampi për Foks njuz. 

Ai shtoi se ka "shumë njerëz të shkëlqyeshëm" në ekipin e tij që kanë qenë me të "që nga fillimi", duke vënë në dukje se ai vlerëson mbështetjen e DeSantis për të pasi ai u tërhoq nga gara.

Duke folur për kundërshtaren dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut, Niki Hejli, Trampi tha se ishte i zemëruar me të.

"Ajo ka punuar për mua dy vite e gjysmë. Ishte e mirë, jo e shkëlqyeshme. Kur u largua, u tha të gjithëve se asnjëherë nuk do të kandidojë kundër presidentit", deklaroi Trampi. 

Në Nju Hempshir nesër do të mbahen zgjedhjet brendapartiake ku Trampi ka epërsi të madhe para Hejlit.  qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR