Tramp: Përse helikopteri nuk lëvizte poshtë apo përpjetë, apo të kthente
- Presidenti amerikan, Donald Tramp shfaqi bindje se përplasja mes helikopterit të armatës amerikane dhe aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë "Amerikan erllajns" ka mundur dhe është dashur të parandalohet.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:53, 30 janar, 2025
Uashington, 30 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp shfaqi bindje se përplasja mes helikopterit të armatës amerikane dhe aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë "Amerikan erllajns" ka mundur dhe është dashur të parandalohet.
"Aeroplani ishte në linjë perfekte dhe rutinore për qasje drejt aeroportit. Helikopteri gjatë kohë lëvizte drejt aeroplanit. Ishte NATË E KTHJELLËT, dritst në aeroplan ishin të ndezura, përse helikopteri nuk u ngjit lartë apo nuk shkoi poshtë, apo të kthente, përse Kulla e kotnrollit nuk i tha helikoterit çfarë të bëjë, në vend se ta pyesë nëse e kanë parë aeroplanin. Kjo është situatë e keqe që duhej të parandalohej", shkroi presidenti amerikan në rrjetin social "Truth Social".
"Çfarë nate e tmerrshme ishte kjo. Zoti ju bekoftë të gjithëve", shkroi Tramp në kumtimin e dytë për fatkeqësinë.
Të rikujtojmë, në mediumet amerikane u paraqitën hollësi për çastet e fundit para përplasjes. Asoshiejted pres shkruan se një nga kontrollorët e fluturimit, në më pak se 30 sekonda para rrëzimit, e ka pyetur pilotin e helikopterit nëse mund ta shohë aeroplanin. ab/
fotо: ЕPА