• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Orbani është fantastik, e di se shumë njerëz nuk dakordohen, por unë jam i vetmi i rëndësishëm

Tramp: Orbani është fantastik, e di se shumë njerëz nuk dakordohen, por unë jam i vetmi i rëndësishëm

Sharm el Sheik, 14 tetor 2025 (MIA) - Kryeministri hungarez, Viktor Orban është lider "fantastik", deklaroi dje presidenti amerikan, Donald Tramp në konferencën për shtyp në pushimoren egjiptiane Sharm el Sheik.

Në videon e publikuar në faqen në Fejsbuk të kryeministrit hungarez, Tramp e lavdëroi Orbanin.

"Këtu e kemi Hungarinë. Ku është Viktori. E duam Viktorin. Ti je fantastik. E di se shumë njerëz nuk dakordohen me mua, por unë jam i vetmi i rëndësishëm", tha Tramp.

Me ftesë të Trampit, Orban mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për prëfundimin e luftës në Gazë dje në Egjipt. Tramp shtoi se e mbështeti Orbanin në zgjedhjet e fundit dhe "ai fitoi me 28 pikë procentuale".

Prandaj do të përballeni akoma më mirë herën tjetër. Njëqind për qind qëndrojmë prapa jush", i tha ai.

Orban iu përgjigj përmes kumtesës.

"Ju faleminderit, zotëri president! Vazhdojmë rrugës së paqes!", tha ai. ab/

Fotо:ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR