• e diel, 22 dhjetor 2024

Tramp: Nuk kemi nevojë për një konflikt ushtarak me Rusinë

Tramp: Nuk kemi nevojë për një konflikt ushtarak me Rusinë

Uashington, 14 shtator 2024 (MIA) - Ish presidenti i SHBA-së dhe kandidat republikan për president, Donald Tramp, tha se SHBA-së nuk i duhet një konflikt ushtarak me Rusinë dhe se çdo votë për kundërshtaren e tij Kamala Haris është votë për luftë me Moskën.

Në një tubim parazgjedhor në Las Vegas dhe në rrjetin social Truth Social, Tramp paralajmëroi gjithashtu se "votimi për Harisin po mbështet kthimin e rekrutimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës".

"Duke votuar për Kamala Haris, ju votoni për luftë me Rusinë. A dëshiron dikush një luftë me Rusinë? Nëse është e nevojshme, ne do ta bëjmë atë. Por këshillohet që ta parandaloni. Një votë për mua është një votë për prosperitet dhe paqe", tha Tramp.

Ai përsëri njoftoi se do të punojë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë nëse zgjidhet president.

Tramp ka deklaruar vazhdimisht se konflikti në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte rizgjedhur president i SHBA-së në vitin 2020 dhe nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, do të bënte paqe brenda 24 orëve. sa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR