• e shtunë, 28 shtator 2024

Tramp nga Pensilvania: Do ta mund Harisin më lehtë se Bajdenin

Tramp nga Pensilvania: Do ta mund Harisin më lehtë se Bajdenin

Uashington, 18 gusht 2024 (MIA) - Kandidati republikan për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, tha mbrëmë se mendon se do ta ketë më të lehtë të mposhtë kandidaten demokrate Kamala Haris sesa presidentin Xho Bajden, edhe pse disa sondazhe tregojnë se ajo ka një avantazh të vogël në garën presidenciale më 5 nëntor, njoftuan mediat britanike.

Ish presidenti Tramp i bëri komentet në një tubim në Uilks-Bari në Pensilvaninë verilindore.

Ndërkohë, zëvendëspresidentja Haris do të bëjë një turne me autobus në Pensilvaninë Perëndimore, duke filluar nga sot në Pitsburg, përpara se Konventa Kombëtare Demokratike të fillojë nesër në Çikago.

"Unë mendoj se ajo do të jetë më e lehtë për t'u mposhtur nga ai," tha Tramp, duke e quajtur Harisin "radikale" dhe "të çmendur".

Ai gjithashtu vazhdoi të sulmonte personalisht Harisin, megjithëse disa analistë politikë thonë se komente të tilla mund të dëmtojnë Trampin në mesin e votuesve.

"E dëgjuat duke qeshur? Është e qeshura e një njeriu të çmendur", tha Tramp, duke shtuar se nuk ishte i kënaqur me ilustrimin e Harisit në kopertinën e numrit të fundit të revistës "Tajm". "Unë dukem shumë më mirë se ajo", shtoi ai. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR