• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tramp: Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gazë, ne do të vijmë dhe do t'i vrasim

Tramp: Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gazë, ne do të vijmë dhe do t'i vrasim

Uashington, 16 tetor 2025 (MIA) - Donald Tramp kërcënoi se SHBA-ja do të "vrasë" anëtarë të Hamasit nëse grupi vazhdon të vrasë civilë në Gazë, kumtoi presidenti amerikan në rrjetin social "Truth Social".

"Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gazë, që nuk ishte pjesë e marrëveshjes, nuk do të kemi zgjidhje tjetër përveç se të hyjmë dhe t'i vrasim", shkroi Tramp.

Porosia vjen pas raportimeve për përleshje mes luftëtarëve të Hamasit dhe milicive në Gazë pasi që forcat izraelite u tërhoqën pjesërisht, edhe pas këmbimit të pengjeve dhe të burgosurve të hënën.

Raportimet, gjithashtu, tregojnë se Hamasi ka ekzekutuar njerëz të cilët i akuzoi për bashkëpunim me Izraelin.

Tramp paraprakisht deklaroi se përleshjet "nuk e mërzisin" dhe nuk e minojnë planin e tij paqësor. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR