Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv për dërgimin e 300 gardistëve në Çikago
- Presidenti amerikan, Donald Tramp sot nënshkroi urdhër ekzekutiv për dërgimin e 300 pjesëtarëve të Gardës nacionale në Çikago, pasi që gjykatësi federal e bllokoi përkohësisht vendimin për dërgimin e gardës nacionale në Portland, qytet ku, si edhe në Pikago, në pushtet janë demokratët.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:09, 5 tetor, 2025
Uashington, 5 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot nënshkroi urdhër ekzekutiv për dërgimin e 300 pjesëtarëve të Gardës nacionale në Çikago, pasi që gjykatësi federal e bllokoi përkohësisht vendimin për dërgimin e gardës nacionale në Portland, qytet ku, si edhe në Pikago, në pushtet janë demokratët.
"Presidenti Tramp autorizoi 300 pjeëstarë të Gardës nacionale për t'i mbrojtur agjentët federalë dhe pronën" në Çikago, Ilinois, kumtoi zëdhënësja e tij Abigejl Xhekson, duke shtuar se lideri republikan "nuk do të mbyllë sytë para anarkisë që po godet qytetet amerikane".
Kjo kumtesë u kritikua ashpër nga senatori demokrat Dik Darbin nga Ilinois, i cili e konsideron tërësisht të paarsyeshme, duke thënë se "presidenti nuk dëshiron të luftojë kundër krimit, por të përhapë frikë".

Ky është qyteti i pestë në të cilin në pushtet janë demokratët ndërkaq ku presidenti Tramp urdhëroi sistemim të Gardës nacionale.
Në muajt e fundit pjesëtarë të Gardës nacionale tashmë u dërguan në Los Angjelos, Uashington dhe Memfis, çdo herë edhe përkrah kundërshtimit të funksionarlve lokal të cilët konsideronin se masa e tillë është tërësisht e paarsyeshme.
Sistemim të ngjashëm të Gardës në Portland dje ishte bllokuar përkohësisht nga gjykatësi federal. Tramp tha se qyteti në oregon, ku protestat kundër zbatimit të ligjeve për emigrim mbahen me muaj, është "shkatërruar nga lufta".
Por, në dokumentin prej 33 faqqesh, gjykatësja Karin Xh. Imergut theksoi se këto protesta nuk paraqesin "rrezik nga kryengritja" dhe se mund të tejkalohen me "organet e rregullta për zbatim të ligjit". Prandaj, nëpunësve federalë u është "ndaluar përkohësisht" ta dërgojnë Gardën nacionale atje, vendosi ajo.
Ky urdhër skadon më 18 tetor.
Zëvendës shefi i kabinetit të Trampit, Stiven Miler, pohoi në X se vendimi paraqet "kryengritje" gjyqësore dhe i akuzoi liderët e oregonit për "sulm të organizuar terrorist ndaj qeverisë federale".
Donald Tramp e bëri luftën kundër emigracionit ilegal prioritet kryesor në mandatin e tij të dytë pasi që u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. ab/
Foto:МIА arkivi