Trampi në pyetjen për Kinën dhe Tajvanin: Asnjëherë nuk e komentoj këtë
- Presidenti amerikan, Donald Trampi të mërkurën ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA-ja do ta lejojë Kinën që me forcë ta marrë kontrollin mbi Tajvanin.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:09, 27 shkurt, 2025

Uashington, 27 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Trampi të mërkurën ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve nëse SHBA-ja do ta lejojë Kinën që me forcë ta marrë kontrollin mbi Tajvanin.
"Asnjëherë nuk e komentoj këtë. Asnjëherë nuk dua të vendosem në atë pozitë", tha Trampi në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë mbledhjes së kabinetit, Trampi u përgjigj në pyetjen e gazetarëve nëse është politika e tij që Kina asnjëherë të mos e marrë Tajvanin me forcë derisa ai është president.
Trampi tha se ka qëllim që të ketë marrëdhënie të mira me Kinën, përfshirë edhe investimet përtej kufijve, dhe pavarësisht vendosjes së tarifës për mallrat kineze.
Uashingtoni gjatë kohë mbështetet në politikën "e paqartë strategjike" sipas së cilës nuk sqaron nëse do t'i përgjigjej ushtarakisht një sulmi të Tajvanit.
Paraardhësi i Trampit, Xho Bajdeni, mbajti një qëndrim tjetër gjatë mandatit të tij, duke thënë se forcat amerikane do ta mbrojnë Tajvanin nëse Kina e sulmon. qa/