Tramp në parakalimin ushtarak në SHBA: Ushtarët tanë vijnë për secilin që e rrezikon Amerikën
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, në fjalimin gjatë parakalimit ushtarak në Uashington me rastin e 250-vjetorit të themelimit të ushtrisë amerikane, e mbrojti vendimin e tij për organizim të ngjarjes, duke cekur se parakalimi është festim i ushtrisë, edhe përkundër kritikave se bëhet fjalë për spektakël personal lidhur me ditëlindjen e tij të 79-të.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:56, 15 qershor, 2025
Uashington, 15 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, në fjalimin gjatë parakalimit ushtarak në Uashington me rastin e 250-vjetorit të themelimit të ushtrisë amerikane, e mbrojti vendimin e tij për organizim të ngjarjes, duke cekur se parakalimi është festim i ushtrisë, edhe përkundër kritikave se bëhet fjalë për spektakël personal lidhur me ditëlindjen e tij të 79-të.
"Çdo vend tjetër i feston fitoret e veta. Është koha që edhe SHBA-ja të fillojë ta bëjë atë", tha Tramp.

Ai e përshkruajti ushtrinë amerikane si "degën më të vjetër të fuqisë më të madhe luftarake që njerëzimi e ka njohur ndonjëherë" dhe dërgoi paralajmërim drejtuar kundërshtarëve global: "Armiqtë amerikanë vazhdimisht mësojnë - nëse e rrezikoni popullin amerikan, ushtarët tanë vijnë pas jush. Humbja juaj do të jetë e sigurt. Fundi juaj definitiv. Rënia juaj e plotë".
"Ushtarët tanë asnjëherë nuk heqin dorë, asnjëherë nuk dorëzohen dhe asnjëherë nuk tërhiqen. Ata luftojnë, luftojnë, luftojnë - dhe fitojnë, fitojnë, fitojnë", shtoi presidenti amerikan.
Ai u shprehi mirënjohje pjesëtarëve të forcave të armatosura dhe veteranëve. "Falë shërbimit dhe përkushtimit tuaj të shkëlqyeshëm, 250 vite - Amerika qëndron drejtë, Amerika qëndron krenare dhe Amerika qëndron e lirë", theksoi Tramp.

Parakalimi, në të cilin morën pjesë mbi 6.000 ushtarë, 150 automjete dhe 50 aeroplanë, përfshinte spektakël ajror, njësi kalorëse dhe përmbyllje me kërcim me parashutë me flamurin amerikan para Trampit. ab/
Foto: ЕPА