• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Në Korenë e Jugut ka pasur spastrim ose revolucion

Tramp: Në Korenë e Jugut ka pasur spastrim ose revolucion

Uashington, 25 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, shpreh dyshime për ngjarjet në Korenë e Jugut vetëm disa orë para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e ri të vendit, Li Xhae Mjung. 

"Çfarë po ndodh në Korenë e Jugut? Duket si spastrim ose revolucion. Nuk mund ta lejojmë këtë dhe të vazhdojmë të bëjmë biznes atje. Sot do të takohem me presidentin e ri në Shtëpinë e Bardhë. Ju falënderoj për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!!!", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij "Truth soushll". 

Trampi nuk sqaroi se çfarë saktësisht kishte shkaktuar këto kritika ndaj homologut të tij të Koresë së Jugut. 

Para vizitës së tij në Uashington, Li udhëtoi në Tokio për vizitën e tij të parë dypalësh si president, një udhëtim simbolik për dy kombet që kanë plagë të thella historike. Takimi me kryeministrin japonez Shigeru Ishiba ishte interpretuar nga analistët si një mënyrë për të treguar unitet dhe potencial për përparësi, ndërsa Japonia dhe Koria e Jugut përballen me sfida të reja nga administrata e Trampit. Presidenti Li është i pari president i Koresë së Jugut që zgjodhi Japoninë për vizitën e tij të parë dypalëshe pasi dy vendet normalizuan marrëdhëniet në vitin 1965. qa/

Foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR