Tramp: Marrëveshja me Iranin është e thjeshtë - nuk duam të ketë armë bërthamore
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se kërkon "çmontim të plotë të programit bërthamor iranian, por shton se është i hapur për diskutim për programin energjetik civil të vendit.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:26, 5 maj, 2025
Uashington/Teheran, 5 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se kërkon "çmontim të plotë të programit bërthamor iranian, por shton se është i hapur për diskutim për programin energjetik civil të vendit.
"Mendoj se do të isha i hapur ta dëgjoj këtë, e dini. Ata e quajnë energji civile. Por, e dini, energjia civile shpesh çon drejt luftërave. Dhe ne nuk duam ata të kenë armë bërthamore. Kjo është një marrëveshje shumë e thjeshtë", deklaroi Tramp për En-Bi-Si Njus.
Trampi javën e kaluar deklaroi se negociatat bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit, që janë në rrjedhë me ndërmjetësim të Omanit, po shkojnë "shumë mirë".
"Mendoj se do të arrihet marrëveshje... Do të kemi diçka pa u dashur të fillojmë me bombardime", konkludoi Trampi.
Nga ana tjetër, Ministria iraniane e Punëve të Jashtme sot kumtoi se vendi mbetet i përkushtuar në negociatat diplomatike me SHBA-në, pasi që raundi i aktërt i negociatave me Uashongtonin për programin bërthamor të iranit ishte shtyrë fundjavën e kaluar.
"E kumtuam përkushtimin tonë për të vazhduar rrugës së dialogut dhe diplomacisë dhe e treguam tërë gatishmërinë tonë me pjesëmarrje në disa raunde negociatash", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të jashtme, Esmail Bagaei, transmetoi Al Arabia.
Zëdhënësi i MPJ-së iraniane shtoi se lidhur me vazhdimin e negociatave me SHBA-në, Irani pret hollësi nga ndërmjetësi, Omani.
Omani zyrtar paraprakisht kumtoi se raundi i katërt i negociatave për programin bërthamor iranian, i planifikuar për më 3 maj, është shtyrë për shkaqe logjistike. ab/
foto: МIА arkivi