• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Lufta në Gazë do të përfundojë për disa javë

Tramp: Lufta në Gazë do të përfundojë për disa javë

Uashington, 26 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp mbrëmë deklaroi se lufta në Rripin e Gazës do të përfundojë për disa javë, pa saktësuar se si do të përfundonte ky konflikt.

Tramp deklaroi se "komunikon shumë" me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe se i ka thënë se lufta në Rripin e Gazës së shpejti duhet të përfundojë.

Ai tha se SHBA-ja dhe Izraeli vazhdojnë të ushtrojnë presion ndaj grupit militant palestinez Hamas për t'i liruar pengjet e tjera.

Tramp i ceki përpjekjet e përfaqësuesit special të SHBA-së për Lindjen e Afërt, Stiv Uitkof, për sigurim të lirimit të pengjeve, si dhe për sigurim të ndihmës në ushqime për Rripin e Gazës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio, në paraqitjen e përbashkët me Trampin, para takimit me presidentin jugkorean, Li Xhae-Mjung, gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë u tha se SHBA-ja dëshiron ta përfundojë luftën në Rripin e Gazës dhe se konflikti do të përfundojë pa hamasin. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR