Tramp: Lëkundjet e tregut për shkak të doganave ishin të nevojshme
- – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se rënia në tregjet financiare për shkak të doganave të vendosura ishte e pritur dhe se kjo masë është e nevojshme për fuqizimin e ekonomisë së SHBA-së, të cilën e quajti “pacient i sëmurë”.
- Post By Fitore Curri
- 09:04, 4 prill, 2025

Uashington, 4 prill 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se rënia në tregjet financiare për shkak të doganave të vendosura ishte e pritur dhe se kjo masë është e nevojshme për fuqizimin e ekonomisë së SHBA-së, të cilën e quajti “pacient i sëmurë”.
Ai theksoi se është i gatshëm për bisedime nëse vendet e tjera ofrojnë “diçka fenomenale”.
Duke folur para gazetarëve në “Er Fors Uan”, Trampi zbuloi se ka biseduar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe se ai ndoshta do ta vizitojë SHBA-në javën e ardhshme.
Presidenti i SHBA-së, gjithashtu, deklaroi se Ilon Mask sipas gjitha gjasave do ta lëshojë administratën e tij “në muajt e ardhshëm”.
“Ilon është fantastik, por ka shumë kompani të cilat duhet t’i udhëheqë. Dua të mbetet sa më gjatë që është e mundur, por do të vijë momenti kur do të duhet të largohet”, deklaroi Trampi.
Masku për momentin udhëheq me shërbimin qeveritar për efikasitet, i cili ka rol kyç në ristrukturimin e administratës federale. Trampi theksoi se kjo punë do të vazhdojë edhe pas largimit të tij, në kuadër të agjencive të ndryshme. fc/
Foto: Arkivi