• e hënë, 01 korrik 2024

Tramp: Kurrë nuk kam pasur kaq shumë mbështetje

Tramp: Kurrë nuk kam pasur kaq shumë mbështetje

Uashington, 2 gusht 2023 (MIA) - Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot deklaroi se kurrë nuk ka pasur një mbështetje të tillë dhe se aktakuza e re, e cila u ngrit kundër tij, zgjoi botën kur është fjala për korrupsionin në SHBA në tre vitet e mëparshme.

“Ju falënderoj të gjithëve! Unë kurrë nuk kam pasur kaq shumë mbështetje për asgjë më parë. Kjo aktakuzë e një ish-presidenti (shumë të suksesshëm) dhe kandidatit kryesor në Partinë Republikane dhe zgjedhjet e përgjithshme të 2024-ës e ka zgjuar botën ndaj korrupsionit, skandalit dhe dështimit që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë tre viteve të fundit", ka shkruar Tramp në rrjetin e tij social “Truth Social”.

Ai shtoi se Amerika është një komb në rënie, por se do ta bënte të madh përsëri, "më të madh se kurrë". ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR