• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tramp: Kina duhet të furnizojë SHBA-të me magnetë ose do të përballet me tarifa prej 200 për qind

Tramp: Kina duhet të furnizojë SHBA-të me magnetë ose do të përballet me tarifa prej 200 për qind

Uashington, 26 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp ka kërcënuar se do të vendosë tarifa deri në 200 për qind për importet kineze, nëse Pekini nuk arrin të sigurojë furnizim të qëndrueshëm për SHBA-të me magnetë të prodhuar nga elementë të rrallë tokësorë, raporton DPA.

Duke folur mbrëmë në Shtëpinë e Bardhsë gjatë takimit me presidentin e Koresë së Jugut Li Xhe Mjung, Trampi tha se "ata duhet të na japin magnet. Nëse nuk na japin megnetë, atëherë ne duhet të paguajmë tarifa prej 200 për qind ose diçka të ngjajshme", raporton agjencia gjermane. 

Presidenti amerikan e pranoi se masa të tilla ekstreme do ta ndalonin në mënyrë efektive tregtinë me Kinën, duke shtuar se kjo do të ishte e pranueshme nëse është e nevojshme.

Elementët e rrallë tokësorë janë kritikë për teknologjinë moderne, përfshirë telefonat e mençur, turbinat me erë, automjetet elektrike dhe pajisjet ushtarake, ndërsa magnetët janë veçanërisht të rëndësishëm.

Kina është lider botëror në prodhimin dhe përpunimin e këtyre metalëve, ndërsa SHBA-të mbështeten te importet, kujton DPA.

Pekini më parë e kufizoi eksportin e elementëve të rrallë tokësorë dhe magnetëve për shkak të konfliktit tregtar me SHBA-të.

Vërejtjet e fundit të Trampit janë në kundërshtim me tonin e tij më të butë nga fillimi i gushtit, kur ai njoftoi një shtyrje prej 90 ditësh të armëpushimit tregtar me Kinën.

Të dyja vendet në maj ranë dakord të pezullojnë tarifat e reja ndëshkuese për të avancuar negociatat për tregtinë, furnizimin me elementë të rrallë tokësorë dhe qasjen në çipa për intelegjencën artificiale (AI), kujton DPA. 

"Uollstrit zhurnal" njoftoi se delegacioni kinez, e udhëhequr nga negociatori Li Çenggang, pritet që këtë javë në Uashington t'i vazhdojë bisedimet. qa/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR