• e enjte, 09 janar 2025

Tramp kërkon që anëtaret e NATO-s të shpenzojnë pësë për qind të BPV-së së tyre për mbrojtje

Tramp kërkon që anëtaret e NATO-s të shpenzojnë pësë për qind të BPV-së së tyre për mbrojtje

Uashingon, 8 janar 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp dje deklaroi se vendet nga NATO duhet të shpenzojnë pesë për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) për mbrojtje, që është më shumë se objektivi aktual prej dy për qind. 

"Të gjithë munden ta lejojnë këtë, por ata duhet të jenë në pesë për qind, e jo në dy për qind, tha ai gjatë konferencës për shtyp në pushimoren e tij Mar-a-Lago në Florida. "Unë jam ai që i kam bërë të paguajnë dy për qind", vazhdoi ai.

Trampi, i cili kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, gjatë kohë ishte një kritik i NATO-s, duke pohuar se shumë anëtare evropiane nuk duan të paguajnë për mbrojtjen e tyre dhe në vend të kësaj mbështeten te taksapaguesit amerikanë.

Në tubimin parazgjedhor të vitit të kaluar ai tha se do të "inkurajojë" Rusinë "të bëjë çfarë të dojë" ndaj vendeve të NATO-s të cilat nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtje. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR