Tramp kërkon marrjen e licencave për Ej-Bi-Si-në dhe En-Bi-Si-në për shkak të "raportimeve të anshme"
- Presidenti amerikan Donald Tramp bëri thirrje që rregullatorët t'ua marrin licencat rrjeteve kombëtare televizive Ej-Bi-Si dhe En-Bi-Si, duke i akuzuar për raportim "të anshëm dhe jo të ndershëm".
- Post By Besnik Shuki
- 19:14, 25 gusht, 2025
Uashington, 25 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp bëri thirrje që rregullatorët t'ua marrin licencat rrjeteve kombëtare televizive Ej-Bi-Si dhe En-Bi-Si, duke i akuzuar për raportim "të anshëm dhe jo të ndershëm".
Në publikimin në platformën e tij në "Truth Social", Tramp ka shkruar se edhe krahas popullaritetit të tij të lartë, këto kanale publikojnë "97 për qind rrëfime të këqija" për të dhe raportojnë padrejtësisht për republikanët.
Trampi vlerësoi se shumë veta konsiderojmë se Komisioni federal për komunikime (FCC) duhet t'ua marrë licencat. "Unë do të isha krejtësisht për këtë, pasi ata janë aq të anshëm dhe të pandershëm, kërcënim i vërtetë për demokracinë tonë!!!", ka shkruar Tramp.
Ai, po ashtu, propozoi që televizionet, të cilat i quajti "lajme të rreme", të paguajnë miliona dollarë në vit për "privilegjin për t'i shfrytëzuar frekuancat më të vlefshme në çdo kohë dhe gjithkund!!!"
Kryetari i FCC-së, Brendan Kar, republikan i emëruar nga Trampi në vitin 2017, ende nuk u prononcua për këto kërkesa.
Trampi rregullisht i akuzon Ej-Bi-Si-në dhe En-Bi-Si-në, si dhe Si-Bi-Es-in dhe Si-En-En-in se janë zëdhënës të Partisë Demokratike dhe se e denigrojnë politikën e tij. Ai është në konflikt të vazhdueshëm edhe me mediume tjera, raportimi i të cilave nuk i përgjigjet qëndrimeve të tij.
Më e re, gazeta "Uolstrit Xhërnal" ka marrë ndalesë të udhëtojë me aeroplanin qeveritar për shkak të një shkrimi për kontaktet e Trampit me autorin e dënuar për krime seksuale Xhefri Epstajn. Agjencia e lajmeve AP, megjithatë, ende nuk ka leje të fluturojë me Er Fors Uan, pasi refuzoi ta përdor emrin e ri, të cilin Trampi ia dha Gjirit Meksikan - "Gjiri Amerikan". bsh/
Foto: MIA arkiv