• e hënë, 27 janar 2025

Tramp: Jordania dhe Egjipti mund të pranojnë më shumë palestinezë nga Gaza

Tramp: Jordania dhe Egjipti mund të pranojnë më shumë palestinezë nga Gaza

Las Vegas, 26 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Domald Tramp mbrëmë deklaroi se Jordania dhe Egjipti duhet të pranojnë më shumë palestinezë nga Rripi i Gazës, ku në luftën mes Izraelit me grupin militant palestinez Hamas jetën e humbën dhjetëra mijë njerëz dhe ku situata humanitare është e keqe.

Në pyetje të gazetarëve në aeroplanin presidencial gjatë udhëtimit nga Las Vegasi drejt Floridës për atë nëse sugjerimi i tij i referohet pranimit afatgjatë apo afatshkurtë të palestinezëve në ato vende, Tramp u përgjigj se "mund të jetë edhe njëra edhe tjetra".

Vitin e kaluar, gjatë administratës së Xhozef Bajdenit, Uashingtoni tha se e kundërshton shpërnguljen e palestinezëve, prëderisa grupet për të drejta të njeriut dhe agjencitë humanitare me muaj shpreshin shqetësim për situatën në Gazë, në të cilën për shkak të luftës pothuajsee tërë popullata ndodhet në skaj të urisë për vdekje. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR