Trampi iu përgjigj ashpër Maskut: Pa subvencione do të ktheheshe në Afrikën e Jugut
- Presidenti amerikna Donald Trampi përsëri publikisht e sulmoi Ilon Maskun, duke pretenduar se pa subvencione qeveritare, shefi i Teslas, Spejs Iks dhe "X" „do të duhet të mbyllë gjithçka dhe të kthehet në Afrikën e Jugut“.
- Post By Qefsere Abduli
- 10:33, 1 korrik, 2025
Uashington, 1 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikna Donald Trampi përsëri publikisht e sulmoi Ilon Maskun, duke pretenduar se pa subvencione qeveritare, shefi i Teslas, Spejs Iks dhe "X" „do të duhet të mbyllë gjithçka dhe të kthehet në Afrikën e Jugut“.
Në një postim në „Truth Social“, Trampi u përqendrua tek mbështetja e fuqishme e mëparshme të Maskut për kandidaturën e tij presidenciale, duke theksuar se sipërmarrësi ka ditur gjithmonë se Trampi është kundër makinave elektrike të detyrueshme
"Ilon Masku e ka ditur, shumë para se të më mbështeste fuqishëm për president, që unë jam kundër makinave elektrike të detyrueshme. Kjo është qesharake dhe ka qenë gjithmonë një pjesë kyçe e fushatës sime. Automjetet elektrike janë në rregull, por askush nuk duhet të detyrohet t'i drejtojë", shkroi Trampi.
Në të njëjtin post,Trampi hapur e vuri në pikëpyetje legjitimitetin e suksesit të biznesit të Maskut: „Iloni me siguri ka marrë më shumë subvencione se çdo qenie njerëzore në histori, shumë më shumë subvencione, dhe pa ato subvencione, Ilon ndoshta do të kishte mbyllur dyqanin dhe do të kthehet në Afrikën e Jugut. Nuk do të kishte më lëshime raketash, satelitësh ose prodhim automjetesh elektrike, ndërsa vendi ynë do të kishte kursyer NJË PASURI. Ndoshta duhet ta kërkojmë nga DOGE të shqyrtojë mirë këtë, seriozisht? MË SHUMË PARA PËR KURSIM!!!“, shkroi Tramp në një postim në „Truth Social“."
Shefi ekzekutiv i „Teslas“ dhe „Spejs Iks“ përsëri bëri thirrje për krijimin e një partie të re politike, duke thënë se shpenzimet e mëdha për ligjin tregojnë se "jetojmë në një shtet me një parti - PORKY PIG PARTY (PARTIA PORKY PIG)“!! qa/
Foto: EPA