• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tramp iu drejtua amerikanëve: Ky është moment i errët për të gjithë ne

Tramp iu drejtua amerikanëve: Ky është moment i errët për të gjithë ne

Uashington, 11 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp porositi se është "i mbushur me pikëllim dhe mllef" pas "atentatit të neveritshëm" ndaj influencerit djathtist, Çarli Kirk.

Kirk, aleat i besueshëm i presidentit amerikan, u vra në një ngjarje universitare në Juta dje pasdite sipas kohës amerikane. Autoritetet kumtuan se i dyshuari me siguri ka shtënë nga çatia nga një distancë e konsiderueshme, duke shtuar se në tubimin në Universitetin në Jutah ishin tubuar rreth 3.000 njerëz.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel së pari njoftoi se i dyshuari për qëllimin për vdekje të aktivistit konservator Çarli Kirk është arrestuar, por disa orë më vonë kumtoi se i arrestuari ishte liruar pas marrjes në pyetje.

Në video porosinë e publikuar në rrjetet sociale, presidenti amerikan Donald Tramp porositi se është "i mbushur me pikëllim dhe hidhërim për shkak të atentatit të neveritshëm ndaj Çarli Kirk".

"Çarli inspiroi miliona dhe dje të gjithë që e njihnin dhe donin janë të bashkuar në tronditje dhe tmerr. Çarli është patriot i cili ia kushtoi jetën e vet qëllimit të deabtit të hapur dhe vendit që aq shumë e deshti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës", theksoi Tramp.

"Ai është shembull i së vërtetës dhe lirisë, dhe asnjëherë nuk ka ekzistuar dikush të cilin të rinjtë e kanë respektuar. Çarli ishte, gjithashtu, njeri i besimit të thellë, të thellë. Dhe na ngushëllon ajo se tani ai është në paqe me Zotin në qiell", tha Tramp, duke shtuar se e ka lutur Zotin të kujdeset për gruan dhe fëmijët e Kirkut "në këtë orë të tmerrshme pikëllimi. Ky është moment i errët për Amerikën", shtoi ai.

Tramp paralajmëroi se administrata e tij "do ta gjejë secilin nga ata që kanë kontribuuar për këtë krim dhe për dhunën tjetër politike". Tramp përmendi se "dhuna politike radikale-majtiste ka lënduar shumë njerëz të pafajshëm".

Ai e përkujtoi edhe tentimin për atentat ndaj tij dhe vrasjen e Brajan Tompsonit, drejtor ekzekutiv i JunajktedHelthker, vitin e kaluar. ab/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR