• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Rusia dhe India janë ekonomi të vdekura, Medvedev të ketë kujdes çfarë flet - hyn në territor shumë të rrezikshëm

Tramp: Rusia dhe India janë ekonomi të vdekura, Medvedev të ketë kujdes çfarë flet - hyn në territor shumë të rrezikshëm

Uashington, 31 korrik 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp dje kumtoi se do të vendosë dogana prej 25 për qind të mallrave indiane. Ai e akuzoi vendin për dogana tejet të larta dhe lidhje të afërta me Rusinë, duke saktësuar se prej 1 gushtit do të vendosen dogana prej 25 për qind e eksportit indian, me dënime shtesë për blerje të naftës dhe armëve ruse.

Për momentin, shkalla themelore doganore e prodhimeve indiane të eksportuara në SHBA është 10 për qind. Trampi e përshkroi Indinë si vend me "barriera më të vështira dhe më ngarkuese jomonetare tregtare nga cili do vend tjetër". Ai shpejtë e kumtoi këtë në rrjetin e tijn social Truth Social.

"Nuk më intereson se çfarë bën India me Rusinë. Sipas meje, ata së bashku mund t'i shkatërrojnë ekonomitë e tyre të vdekura. Bashkëpunuam shumë pak me Indinë, doganat e tyre janë tejet të larta, mes më të lartave në botë. Gjithashtu, Rusia dhe SHBA-ja pothuajse asnjëherë nuk bashkëpunojnë. Le të mbetet ashtu dhe i thoni Medveddevit, ish-presidenti të pasuksesshëm të Rusisë, i cili mendon se ende është president, të ketë kujdes se çfarë flet. Hyn në territor shumë të rrezikshëm", shkroi Tramp.

Tramp në martën kumtoi se do të vendosë dogana për Rusinë për 10 ditë nëse Kremlini nuk dakordohet ta ndalë luftën deri atëherë. Dmitrij medvedev, zëvendës-shef i Këshillit rus për siguri dhe ish-president rus, shprehi pakënaqësi nga ai paralajmërim.

"Tramp po e luan lojën e ultimatumit me Rusinë: 50 ditë apo 10... Ai duhet të mbajë mend dy gjëra: 1. Rusia nuk është Izraeli, e madje as Irani. 2. Çdo ultimatum i ri është kërcënim dhe hap drejt luftës. Jo mes Rusisë dhe Ukrainës, por me vendin e tij. Mos shkoni rrugës së Xhoit të fjetur", shkroi Medvedev në X. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR