Tramp i bëri thirrje presidentit Hercog ta falë Netanjahun për rastet korruptuese
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot i bëri thirrje presidentit të Izraelit, Isak Hercog ta falë kryeministrin benjamin Netanjahu, i cili është i akuzuar për korrupsion.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:22, 13 tetor, 2025
Jerusalem, 13 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot i bëri thirrje presidentit të Izraelit, Isak Hercog ta falë kryeministrin benjamin Netanjahu, i cili është i akuzuar për korrupsion.
Tramp e bëri thirrjen gjatë vizitës në Knesetin izraelit, duke e quajtur mikun e tij Bibi netanjahu "një prej liderëve më të mëdhenj ushtarak".
Gjatë konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, disa seanca tashmë u shtynë në rastin kundër Netanjahut.
Presidenti amerikan, Donald Tramp sot në Izrael e festoi arritjen e ndërprerjes së zjarrit dhe marrëveshjen për lirim të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, ndërsa pasdite niset drejt pushimores egjiptiane, Sharm el Sheik, ku do të mbahet samiti paqësor për Gazën, ku ai dhe presidenti egjiptian, Abdel Fatah el Sisi do të jenë bashkëkryesues. ab/
Foto:ЕPА