Tramp i bëri thirrje guvernatores së Rezervave federale, Lisa Kuk të japë dorëheqje
- Presidenti amerikan, Donald Tramp i bëri thirrje guvernatores së Rezervave fedrale, Liza Kuk, të japë dorëheqje, duke cekur se drejtori i Agjencisë federale për financim të banimit në SHBA (FHFA) i ka bërë apel Ministrisë amerikane të Drejtësisë ta hetojë mashtrimin e saj të përfolur me hipoteka.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:38, 20 gusht, 2025
Uashington, 20 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp i bëri thirrje guvernatores së Rezervave fedrale, Liza Kuk, të japë dorëheqje, duke cekur se drejtori i Agjencisë federale për financim të banimit në SHBA (FHFA) i ka bërë apel Ministrisë amerikane të Drejtësisë ta hetojë mashtrimin e saj të përfolur me hipoteka.
"Lisa Kuk duhet menjëherë të japë dorëheqje!!!", kumtoi Tramp në rrjetin e tij social Truth Social.
Drejtori i FHFA-së, Bill Palti i paraqiti akuzat kundër Kuk sot në profilin e tij në X. Ai theksoi se guvernatorja e Rezervave federale e ka cekur një banesë në Atlanta si vendbanim të sajin pasi që ka marrë kredi për një shtëpi në Miçigen, të cilën gjithashtu e ka cekur si vendbanim të vetin. ab/