Tramp: Hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës do të mbyllet tërësisht
- Presidenti amerikan, Donald tramp, sot kumtoi se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës duhet të konsiderohet si "tërësisht e mbyllur", në kushte të konfliktit në rritje me presidentin e vendit, Nikollas Maduro.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:53, 29 nëntor, 2025
Uashington, 29 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald tramp, sot kumtoi se hapësira ajrore mbi dhe rreth Venezuelës duhet të konsiderohet si "tërësisht e mbyllur", në kushte të konfliktit në rritje me presidentin e vendit, Nikollas Maduro.
"Drejt të gjitha kompanive ajrore, pilotëve, tregtarëve me drogë dhe njerëz, ju lutem konsiderojeni hapësirën ajrore mbi dhe rreth Venezuelës si tërësisht të mbyllur!", shkroi Tramp në rrjetin e vet social Truth Social.
Administrata e Trampit, në luftën e vet kundër narko-karteleve, e përforcoi presionin ndaj Venezuelës ne sistemimin e ushtrisë në Karaibe dhe sistemimin e mbajtësit më të madh të aeroplanëve në botë.
Administrata federale për aviacion e SHBA-së javën e kaluar i paralajmëruar kompanitë kryesore ajrore në vend për "situatë potencialisht të rrezikshme" gjatë fluturimit mbi Venezuelë për shkak të "përkeqësimit të gjendjes së sigurisë dhe aktivitetit të rritur ushtarak në apo rreth vendit".
Venezuela ua mori të drejtat operative gjashtë kompanive të mëdha ndërkombëtare të cilat i suspenduan fluturimet drejt vendit pas paralajmërimit të këtillë amerikan. ab/
foto: Truth Social