Tramp: Hamasi duhet të sillet "siç duhet", ose do të përballet me pasoja serioze
- Presidenti amerikan, Donalld Tramp, sot deklaroi se lëvizja Hamas duhet të "sillet siç duhet" ose, siç tha, do të përballet me pasoja serioze.
- Post By Besnik Shuki
- 20:15, 20 tetor, 2025
Uashington, 20 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donalld Tramp, sot deklaroi se lëvizja Hamas duhet të "sillet siç duhet" ose, siç tha, do të përballet me pasoja serioze.
“Ata do të sillen mirë, e nëse jo, ne do të shkojmë dhe do t’i zhdukim", tha Tramp në konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për minerale të rralla tokësore me kryeministrin australian Entoni Albaneze, njofton Gardian.
Trampi tha se "Hamasi ishte shumë i dhunshëm", por se "tashmë nuk e ka mbështetjen nga Irani".
"Ata tashmë nuk e kanë mbështetjen e askujt. Ata duhet të jenë të mirë, e nëse nuk janë të mirë, do të zhduken", përfundoi Trampi.
Në Gazë është në fuqi armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit, i cili u arrit në bazë të planit paqesor të Trampit për Gazën dhe lirimit të pengjeve, që u mbështet nga liderët e tridhjetë vendeve në samitin në Egjipt. rq/bsh/
Foto: EPA