• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Garda kombëtare e ndërmerr kontrollin ndaj zbatimit të ligjit në Uashington

Tramp: Garda kombëtare e ndërmerr kontrollin ndaj zbatimit të ligjit në Uashington

Uashington, 11 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot publikoi se e vendos Drejtorinë policore të Uashingtonit nën kontroll federal dhe dha urdhër që Garda kombëtare të sistemohet në kryeqytet për luftë kundër "valës së paligjshmërisë".

"E sistemoj Gardën kombëtare për të ndihmuar në kthimin e ligjit, rendit dhe sigurisë publike në Uashington", u tha Tramp gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, i rrethuar me përfaqësues të administratës, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes, Pit Hegset dhe kryeprokuroren, Pam Bondi.

"Kryeqyteti i ynë është i pushtuar nga bandat e dhunshme dhe kriminelëve gjakpirës", tha presidenti.

Paralajmërimi i Trampit është tentimi i tij i fundit që t'i marrë qytetet nën udhëheqjen e demokratëve me ndërmarrjen e rolit të pushtetit ekzekutiv për çështje tradicionale lokale.

Qindra oficerë dhe agjentë nga më shumë agjenci federale, duke i përfshirë edhe FBI, ICE, DEA dhe ATF tanimë janë sistemuar në qytet në ditët e fundit.

Sistemimi i Gardës kombëtare është taktikë që presidenti republikan e ka shfrytëzuar në Los Anxheles, ku në qershor dërgoi 5.000 ushtarë si përgjigje të protestave për shkak të bastisjeve migruese të administratës së tij. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR