Tramp: Edhe një armadë e shkëlqyeshme për momentin po lundron drejt Iranit
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se "edhe një" flotë ushtarake amerikane është rrugës drejt Iranit.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:38, 28 janar, 2026
Uashington, 28 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se "edhe një" flotë ushtarake amerikane është rrugës drejt Iranit.
"Meqë ra fjala, edhe një armadë e shkëlqyeshme e cila për momentin po lundron drejt Iranit. Kështu që, do të shohim", tha Tramp dje në fjalimin në shtetin amerikan të Ajovës.
Nuk ishte e qartë nëse Tramp e kishte fjalën për mbajtësin e aeroplanëve USS Abraham Linkoln dhe anijet ushtarake shoqëruese të cilat tashmë të hënën arritën në Lindjen e Afërt apo për forca të tjera ushtarake amerikane.
Ndërkohë, komanda përgjegjëse rajonale e ushtrisë amerikane, CENTKOM, kumtoi stërvitje disaditëshe të forcave ajrore në Lindjen e Afërt.
Tramp kohë më parë refuzoi ta përjashtojë itnervenimin ushtarak të SHBA-së në Iran pas shuarjes së dhunshme të protestave që, sipas grupeve për të drejta të njeriut dhe dëshmitarëve, rezultoi memijëra raste të vdekjes.
Lidhur me udhëheqjen në Teheran, Tramp në Ajova deklaroi: "Shpresoj se do të arrijnë marrëveshje".
Ai paraprakisht për portalin amerikan "Aksios" deklaroi se Irani është i interesuar për zgjidhje diplomatike të tensioneve me SHBA-në. Situata me Iranin është "e ndryshueshme" sepse SHBA-ja dërgoi flotë të madhe në rajon, deklaroi Tramp në intervistën për "Aksios". ab/
Foto: МIА arkivi