Tramp e nominoi komentatorin Den Bonxhino për zëvendësdrejtor të FBI-së
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se e ka nominuar Den Bonxhinon, komentator djathtist, për zëvendësdrejtor të FBI-së.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:42, 24 shkurt, 2025

Uashington, 24 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se e ka nominuar Den Bonxhinon, komentator djathtist, për zëvendësdrejtor të FBI-së.
Tramp tha se Bonxhino për funksionin ishte nominuar nga Kesh Patel, emërimin e të cilit për drejtor të FBi-së kohë më parë e konfirmoi Senati amerikan.
"Lajme të shkëlqyeshme për policinë dhe jurisprudencën amerikane", tha Tramp, duke shtuar se Bonxhino është "njeri me dashuri dhe pasion të jashtëzakonshëm ndaj vendit tonë".
Tramp në kumtimin në Truth Social tha se Bonxhino është i gatshëm të tërhiqet nga roli i moderatorit të "Shou i Den Bonxhino", i cili është shou i 56-të më i transmetuar në Spotifaj në SHBA.
Bonxhino paraprakisht ishte anëtar i repartit policor në Nju-Jork, si dhe anëtar i shërbimit sekret amerikan. ab/
Foto: Uikipedia