• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: E humbëm Rusinë për shkak të Kinës më të zezë

Tramp: E humbëm Rusinë për shkak të Kinës më të zezë

Uashington, 5 shtator 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot në rrjetin e tij social "Truth soushl" (Truth social) e komentoi afrimin e Indisë, Rusisë dhe Kinës.

"Si duket i kemi humbur Indinë dhe Rusinë nga Kina më e errët, më e zezë. Le të kenë një të ardhme të gjatë dhe të begatshme së bashku!", ka shkruar Trampi duke publikuar një fotografi të presidentit rus Vladimir Putin dhe atij kinez Si Xhinping, si dhe kryeministrit indian Narendra Modi, në Samitin e organizatës së Shangait për bashkëpunim që u mbajt në Tjenxhin, Kinë.

Trampi më parë Samitin në Kinë e quajti një komplot kundër SHBA-së, ndërsa Putini theksoi se presidenti amerikan "ka një sens të mirë humori".

Presidenti Si në Samitin e organizatës së Shangait për bashkëpunim bëri thirrje për krijimin e një rendi të ri botëror multipolar, që do të sfidojë demokracinë amerikane si fuqi udhëheqëse në çështjet globale. Sipas tij, një rend i tillë do ta rikthejë botën në një gjendje ku superfuqitë kontrollojnë zonat e tyre të ndikimit. qa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR