Tramp: E dua Ukrainën, por vendi është në telashe serioze
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, në fillim të vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, foli sot shkurt me gazetarët rreth luftës në Ukrainë dhe planeve të tij për ta ndaluar atë.
Londër, 16 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, në fillim të vizitës së tij shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, foli sot shkurt me gazetarët rreth luftës në Ukrainë dhe planeve të tij për ta ndaluar atë.
I pyetur nga një gazetar në lidhje me dorëzimin e sistemeve amerikane Patriot në Ukrainë dhe kohën e mbërritjes së tyre, presidenti i SHBA-së fillimisht e pyeti gazetaren se nga ishte ajo, dhe kur dëgjoi se ajo ishte nga Ukraina, tha shkurt: "E dua Ukrainën, i dua njerëzit e Ukrainës...."
"Por vendi është në telashe serioze. Është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Por unë do ta ndaloj atë", tha Tramp, duke shtuar se ai personalisht ka ndaluar shtatë luftëra në tetë muajt e fundit.
"Mendova se kjo do të ishte më e lehtë sepse e njoh Putinin. Por nuk është, sepse ekziston një urrejtje e madhe midis Zelenskit dhe Putinit. Por ne do ta ndalojmë atë", tha presidenti amerikan. mb/
Foto: X
[Q]: Kharkiv was targeted today. You announced 17 Patriots to Ukraine two months ago. Will they come and do you know when they will come?
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 16, 2025
President Trump: Where are you from?
[Q]: Ukraine.
Trump: Look, let me tell you. I love Ukraine, I love the people of Ukraine. That's why I… pic.twitter.com/6rpKEFQcxX