• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tramp: Dua që Putini të arrijë marrëveshje për Ukrainën, nuk ka taksë për naftën ruse

Tramp: Dua që Putini të arrijë marrëveshje për Ukrainën, nuk ka taksë për naftën ruse

Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dëshiron që presidenti rus Vlladimir Putin të arrijë marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ai poashtu theksoi se nuk ka dëshirë të vendosë tarifa dytësore e që më parë kishte kërcënuar se do t'i vendoste ndaj blerësve të naftës ruse.

Trampi ka thënë se ka komunikim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Xhong Un dhe se administrata amerikane me gjasë do të "bëjë diçka" në lidhje me angazhimin me Phenianin.

Presidenti amerikan tha se ekziston mundësia që ai të vizitojë Arabinë Saudite që në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa udhëtimi i tij do të përfshijë edhe vizita në vende të tjera, si Katari dhe potencialisht Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Mund të jetë muajin e ardhshëm, ndoshta pak më vonë”, ka thënë Trampi para gazetarëve.

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR