Trampi drejtuar NATO-s: Do të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjithë do të ndaloni së bleri naftë prej saj
- Presidenti amerikan Donald Trampi, sot përmes rrjetit të tij social "Truth Social" u dërgoi një letër të gjitha vendeve të NATO-s dhe botës, në të cilën potencon se është i gatshëm të vendosë sanksione ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia.
Uashington, 13 shtator 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi, sot përmes rrjetit të tij social "Truth Social" u dërgoi një letër të gjitha vendeve të NATO-s dhe botës, në të cilën potencon se është i gatshëm të vendosë sanksione ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia.
"Jam i gati të vendos sanksione të mëdha ndaj Rusisë kur të gjitha vendet e NATO-s do të bien dakord dhe të fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë, dhe kur të gjitha vendet e NATO-s TË NDALOJNË TË BLEJNË NAFTË NGA RUSIA. Siç e dini, angazhimi i NATO-s për FITORE është shumë më pak se 100%, ndërsa blerja e naftës ruse nga disa është tronditëse! Kjo dobëson ndjeshëm pozicionin tuaj negociues dhe fuqinë tuaj negociuese ndaj Rusisë. Sidoqoftë, unë jam gati të "shkoj" kur të jeni. Vetëm trego kur? Besoj se kjo, plus NATO-ja, si grup, vendosja e TARIFAVE prej 50% deri në 100% ndaj Kinës, të cilat do të tërhiqen plotësisht pas përfundimit të LUFTËS me Rusinë dhe Ukrainën, gjithashtu do të jetëm një ndihmë e madhe në PËRFUNDIMIN e kësaj lufte vdekjeprurëse, por LUFTË QESHARAKE. Kina ka kontroll të fortë, madje kontroll mbi Rusinë, dhe këto tarifa të fuqishme do ta thyejnë atë kontroll. Kjo nuk është LUFTA E TRAMPIT (nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha president!), është LUFTA e Bajdenit dhe Zelenskit. Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar të parandalohet dhe të shpëtohen mijëra jetë ruse dhe ukrainase (7.118 jetë të humbura javën e kaluar, çmenduri). Nëse NATO bën atë që them, LUFTA do të përfundojë shpejt dhe të gjitha ato jetë do të shpëtohen! Nëse jo, thjesht po më humbni kohën, energjinë dhe paratë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje! DONALD XH. TRAMP, PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS", thotë në letrën presidenti amerikan Tramp.

Foto: Printskrin, Arkivi i MIA-s