• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp dominon në mesin e kandidatëve republikanë të cilët sot do të përpiqen të fitojnë mbështetje në Nju Hempshir

Tramp dominon në mesin e kandidatëve republikanë të cilët sot do të përpiqen të fitojnë mbështetje në Nju Hempshir

Uashington, 16 janar 2024 (MIA) - Kandidatët republikanë që përpiqen të pengojnë Donald Trampin që të fitojë nominimin e partisë për Shtëpinë e Bardhë shkojnë sot në Nju Hempshir, pasi ish-presidenti shënoi një fitore rekord në Ajova.

Tramp fitoi më shumë se gjysmën e votave në zgjedhjet e brendshme partiake në Ajova dje, gjë që i dha atij një erë të fortë për garën zgjedhore me presidentin demokrat Xho Bajden, e cila sipas të gjitha vlerësimeve do të jetë një garë e ngushtë dhe e egër. Dy rivalët mbështesin politika dramatike të ndryshme për një sërë çështjesh kryesore, nga marrëdhëniet me aleatët në NATO deri te politika ekonomike dhe tatimore, të drejtat e abortit dhe migracioni.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis (45) në Ajova ishte në vendin e dytë, në vendin e tretë - ish-ambasadorja amerikane në OKB Niki Hejlli (51). Trampi 77 vjeçar, fitoi 51 për qind të votave në Ajova, DeSantis 21 për qind, ndërsa Hejlli 19 për qind, me 99 për qind të votave të numëruara, sipas Edison Risërç.

Hejlli, e cila më parë deklaroi se votuesit në Nju Hempshir mund të "rregullojnë" rezultatin nga Ajova, është në vendin e dytë në anketat në atë shtet pas Trampit, ndërsa DeSantis është larg mbrapa tyre.

Hejlli do të mbajë sot tubim në veri të Nju Hampshire me guvernatorin Kris Sununu, i cili e ka mbështetur atë. DeSantis është planifikuar të mbajë një tubim në kuvendin e qytetit, ndërsa Tramp do t'u drejtohet mbështetësve në një klub në pjesën juglindore të shtetit.

Trump ka një epërsi të madhe në sondazhet kombëtare dhe duket se për momentin nominimi i tij për kandidat presidencial republikan nuk është në dyshim.

Biznesmeni Vivek Ramasvami u tërhoq nga gara pasi dje mori vetëm 8 për qind të votave në Ajova dhe mbështeti Trampin. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR