• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tramp: Doganat prej 100 për qind të imponuara për importin kinez nuk janë të qëndrueshme, por Kina më detyroi për atë

Tramp: Doganat prej 100 për qind të imponuara për importin kinez nuk janë të qëndrueshme, por Kina më detyroi për atë

Uashington, 17 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se tarifat prej 100 për qind, të imponuara nga administrata e tij ndaj importit kinez nuk mund të zbatohen gjatë kohë sepse do të kishin pasoja serioze ekonomike.

"Ato nuk janë të qëndrueshme, por ai është niveli (i zërave të imponuar)", tha Tramp si përgjigje ndaj pyetjes se si tarifat do të ndikonin ndaj ekonomisë amerikane në intervistë për Foks Biznis netuork. Ai shtoi se "Kina e ka detyruar ta bëjë atë", duke e akuzuar Pekinin për stagnimin në bisedimet tregtare mes dy vendeve.

Javën e kaluar, Tramp kumtoi se Uashingtoni do t'i rrisë tarifat për Kinën në 100 për qind dhe do të vendosë kontroll të eksportit të prodhimeve teknologjike, nëntë ditë para se të skadojë lehtësimi i tnaishëm i tarifave.

Presidenti amerikan, gjithashtu, konfirmoi se do të tkaohet me kolegun e tij kinez, Si Xhinping në Korenë e Jugut për dy javë - takim të cilin e solli në pikëpyetje disa ditë më parë.

"Mendoj se do të arrijmë marrëveshje me Kinën, por duhet të kemi marrëveshje të drejtë. Duhet të jetë e drejtë", tha Tramp në intervistë. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR