• e premte, 20 dhjetor 2024

Tramp do ta emërojë Kerolin Levit për zëdhënëse të Shtëpisë së Bardhë

Tramp do ta emërojë Kerolin Levit për zëdhënëse të Shtëpisë së Bardhë

Uashington, 16 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur Donald Tramp ka bërë të ditur se do ta emërojë Kerolin Levit për zëdhënëse të Shtëpisë së Bardhë.

"Kerolin Levit ka bërë një punë fenomenale si sekretare për shtyp gjatë fushatës sime historike dhe kam kënaqësinë të njoftoj se ajo do të jetë sekretare për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Kerolin është e zgjuar, e fortë dhe dëshmoi se është jashtëzakonisht efikase në komunikim. Kam besim të plotë se ajo do të ketë paraqitje të mirë në podium dhe do t'i përcjellë mesazhet tona deri te populli amerikan dhe ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe", ka thënë Trampi.

Njëzet e shtatë vjeçarja Levit e lindur në Nju Hempshir do të bëhet personaliteti më i ri që ka kryer ndonjëherë këtë pozicion. Këtë rekord më parë e ka pasur Ronald Cigler i cili ishte 29 vjeç kur mori detyrën në vitin 1969 në administratën e Riçard Niksonit.

Levit ka qenë ndihmës zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë në periudhën 2017-2021. Ajo ishte sekretare për shtyp e fushatës së Trampit gjatë këtij cikli zgjedhor dhe që nga dita e zgjedhjeve ajo punoi si zëdhënëse për ekipin e mëparshëm.

Më herët, Trampi zgjodhi Stiven Çun si drejtor për marrëdhënie me publikun në Shtëpinë e Bardhë. Çun ka qenë drejtor për komunikim edhe gjatë fushatës presidenciale të Trampit.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR