• e hënë, 03 shkurt 2025

Tramp do të vendos tarifa për mallrat evropiane “shumë shpejt”

Tramp do të vendos tarifa për mallrat evropiane “shumë shpejt”

Uashington, 3 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se "shumë shpejtë" do të vendosë tarifa për produktet evropiane, të ngjashme me ato që ka vendosur tashmë për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina.

"Ata kanë përparësi të madhe në tregtinë me ne - SHBA ka deficit tregtar prej 300 miliard dollarë. Ata nuk i blejnë automjetet tona, produktet bujqësore – pothuajse asgjë. Ndërsa ne blejmë miliona makina të tyre dhe sasi të mëdha ushqimesh", deklaroi Tramp në konferencën për mediat. 

Në pyetjen kur saktë do të vendosen tarifat, Trampi u përgjigj: "Nuk kam datë konkrete, por do të jetë shumë shpejtë". 

Ndërkohë, ai paralajmëroi bisedime në mëngjes me kryeministrin kanadez Xhastin Trudo dhe qeverinë meksikane, pas vendosjes së tarifave në 25 për qind për importet nga këto vende.

"Do të bisedoj me Trudon nesër në mëngjes, gjithashtu edhe me qeverinë meksikane, por nuk pres asgjë të rëndësishme. Vendosim dogana sepse na kanë borxh shumë para", deklaroi mbrëmë Trampi gjatë konferencës për media në pushimoren e tij Mar-a-Lago të Floridas. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR