Tramp do të vendosë doganë prej 100 për qind për të gjithë filmat e bërë jashtë SHBA-së
- SHBA-ja do të vendosë doganë prej 100 për qind për të gjithë filmat e bërë jashtë vendit, kumtoi sot presidenti amerikan, Donald Tramp në kumtimin në rrjetin social Truth Social.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:17, 29 shtator, 2025
Uashington, 29 shtator 2025 (MIA) - SHBA-ja do të vendosë doganë prej 100 për qind për të gjithë filmat e bërë jashtë vendit, kumtoi sot presidenti amerikan, Donald Tramp në kumtimin në rrjetin social Truth Social.
"Industria jonë e filmit është rrëmbyer nga vende të tjera, njejtë sikur i vjedhin ëmbëlsirën fëmijës. Kalifornia, me guvernatorin e vet të dobët dhe jokompetent, është goditur posaçërisht! Prandaj, për ta zgjidhur këtë problem shumëvjeçar dhe të pafundshëm, do të vendosëdoganë prej 100 për qind për të gjithë filmat e bërë jashtë SHBA-së. Ju falënderoj për vëmendjen tuaj. Ta bëjmë[ Amerikën sërish të madhe ! Presidenti DJT", kumtoi Tramp në rrjetin e tij social.

Mediumet britanike transmetojnë se Tramp që në maj kërcënoi me vendosje të doganave të këtilla, por ofroi pak hollësi, që shkaktoi hamendje tek njerëzit e parë të industrisë argëtuese.
Aksionet e Netfliks dhe Verner Bros Diskaveri menjëherë ranë para tregtimit të sotëm për 1,4 për qind, përkatësisht për 0,6 për qind. ab/
foto:МIA arkivi