Tramp do të shkojë në varrimin e Papa Françeskut
- Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka ndër mend të shkojë në varrimin e papa Françeskut, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:36, 22 prill, 2025

Uashington, 22 prill 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se ka ndër mend të shkojë në varrimin e papa Françeskut, i cili ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare.
"Melania dhe unë do të shkojmë në varrimin e papa Françeskut në Romë", shkroi Tramp në rrjetin social Sicoa Truth.
Presidenti amerikan paraprakisht dje urdhëroi flamujt të zbriten në gjysmë-shtizë në të gjitha ndërtesat publike në SHBA për nder të papa Françeskut, të cilin e quajti "njeri të mirë i cili punonte shumë".
Data e përcjelljes së fundit të papa Françeskut ende nuk dihet.
Papa shpesh e kritikonte politikën anti-emigrante të presidentit amerikan. ab/
foto: Skrinshot nga Ej-Bi-Si