Tramp: “Do të jemi gjithmonë këtu për NATO-n, edhe nëse ata nuk janë këtu për ne”
- Presidenti amerikan Donald Tramp, theksoi se dyshon se "NATO do të jetë aty për ne nëse kemi vërtet nevojë për të", duke kritikuar aleancën transatlantike të sigurisë në një postim në platformën e tij Truth Social.
- Post By Fami Bajrami
- 16:59, 7 janar, 2026
Uashington, 7 janar 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, theksoi se dyshon se "NATO do të jetë aty për ne nëse kemi vërtet nevojë për të", duke kritikuar aleancën transatlantike të sigurisë në një postim në platformën e tij Truth Social.
"Do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata nuk do të jenë aty për ne", shkroi ai një ditë pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk e përjashton ndërhyrjen ushtarake për të marrë Grenlandën nga aleati i NATO-s, Danimarka.
Kryetari i Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, Majk Xhonson, tha sot se nuk kishte dëgjuar asnjë bisedë për dërgimin e trupave në Grenlandë.
"Nuk mendoj se dikush po flet për përdorimin e forcës ushtarake në Grenlandë. Ata po shqyrtojnë kanalet diplomatike", tha Xhonsoni i cili pranoi se nuk ishte informuar paraprakisht për veprimin ushtarak të miratuar nga Trampi në Venezuelë.