Tramp: Danimarka nuk e eliminoi kërcënimin rus për Grenlandën, koha është të bëhet kjo
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se Danimarka nuk ka arritur ta eliminojë "kërcënimin rus" për Grenlandën dhe se tani është koha për këtë.
- Post By Besnik Shuki
- 10:02, 19 janar, 2026
Uashington, 19 janar 2026 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp deklaroi se Danimarka nuk ka arritur ta eliminojë "kërcënimin rus" për Grenlandën dhe se tani është koha për këtë.
"Tani është koha dhe kjo do të bëhet!!! NATO tanimë 20 vite i thotë Danimarkës se duhet ta eliminojë kërcënimin rus ndaj Grenlandës. Për fat të keq, Danimarka nuk ka mundur asgjë të bëjë lidhur me këtë çështje", publikoi Tramp në rrjetin social "Truth Social".
Tramp pohon se për shkak të sigurisë kombëtare dhe pranisë së përforcuar të Rusisë dhe të Kinës në Arktik, SHBA-ja duhet ta ndërmarrë kontrollin ndaj Grenlandës. Ai paralajmëroi se nga 1 shkurti do të vendos taksa për tetë shtetë evropiane, të cilat do të jenë në fuqi derisa "nuk arrihet marrëveshje për shitje të plotë të Grenlandës". Trampi paralajmëroi se taksat do të mund të rriten edhe deri 25 për qind nga 1 qershori.
Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Britania e Madhe në deklaratën e përbashkët dje të publikuar njoftuan se hapat e tilla i minojnë marrëdhëniet transatlantike. Po ashtu njoftuan se si anëtare të NATO-s janë të përkushtuara ndaj përforcimit të sigurisë së Arktikut, si interes i përbashkët transatlantik.
Në takimin e mbrëmshëm të Komitetit të përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper), sipas burimeve diplomatike, u arrit marrëveshje që BE-ja të mos ndërmarrë "masa hakmarrëse" ndaj taksave të paralajmëruara amerikane "të paktën deri në shkurt". Në takimin e Koreper-it, u shqyrtua edhe opsioni për aktivizimin e "instrumentit kundër detyrimit" ndaj SHBA-së, i cili parashikon kufizimin e eksportit të mallrave dhe shërbimeve në BE. Ky instrument i BE-së deri tani asnjëherë nuk është shfrytëzuar. bsh/
Foto: EPA